E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi miraton ligjin e dosjeve

Presidenti Bamir Topi, vendosi te heshte duke i dhene te drejten e veprimit ligjit shume te perfolur te hapjes se dosjeve. Ka skaduar afati 20 ditor qe kushtetuta i jep kreut te shtetit per te thene fjalen e tij per nje ligj. Kreu i shtetit kishte 3 mundesi, ta dekretonte ligjin, ta kthente mbrapsht edhe nje here per rishqyrtim ne parlament ose asnjeren prej ketyre te dyjave, duke heshtur, gje qe conte ne aprovimin e nje inisiative ligjore. Ne kete menyre presidenti Topi zgjodhi qe te mosperplaset me asnje prej paleve, duke zgjedhur nje rruge te mesme. Ligji i dosjeve u kundershtua jo vetem nga opozita e vendit, por edhe nga nderkombetaret, te cilet kerkuan rishqyrtimin e tij. Nderkohe opozita ka paralajmeruar se do ta ankimoje ligjin ne Gjykaten Kushtetuese.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›