E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ne Gjader Ushtaraket kane permbushur misionin e tyre

Lezhe 9 dhjetor NOA - Presidenti i Republikes Bamir Topi ka vizituar sot bazen operacionale te Gjaderit ne Lezhe nga ku po zhvillohen operacionet ajrore per furnizimin me ndihma te rreth 14 mije personave te evakuuar ne zonen e Shkodres.

Kreu i shtetit ka mberritur para pak minutash ne Gjader dhe eshte takuar me drejtuesit e operacioneve dhe efektivat e larte ushtarake.

Po ashtu kreu i shtetit eshte takuar dhe me ushtaraket greke dhe turq qe kane marre pjese ne misionet per evakuimin e banoreve dhe transportimin e ndihmave ushqimore.

Kreu i shtetit ka pergezuar trupat ushtarake per kete nderhyrje mjaft profesionale. Ai u shpreh se misionet e tyre kane qene mjaft decizive per te shpetuar jeten e njerezve.

Topi shoqerohet ne kete takim nga ministri i Brendshem Lulzlm Basha zevendesministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit te Ushtrise Maksim Malaj.

a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›