E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret ambasadort Lohan e Montobio

Presidenti i vendit pret në një takim në zyrën e tij, ambasasadorin e KE-së, Helmut Lohan dhe atë spanjoll Manuel Montobio për të diskutuar për krizën politike në vend.

Ky ishte takimi i vetëm zyrtar i njoftuar për ditën e sotme, kur faktikisht kreu i vendit ka zhvilluar para mesditës një takim rreth 30-minutësh me zëvendëskryeministrin e vendit Ilir Meta, si dhe një takim gati një orë në rezidencën amerikane në Tiranë, me ambasadorin John Withers.

Pas disa minutash është parashikuar një takim i Topit edhe me kreun socialist Edi Rama.

Ende nuk është bërë i ditur asnjë detaj i këtyre takimeve të rëndësishme, por kjo axhendë e ngjeshur e presidentit zhvillohet në një kohë kur në bulevard ka një grevë urie të deputetëve dhe mbështetësve të thjeshtë socialistë, kur kryeministri ka theksuar disa herë se nuk del mbi vendimin e gjykatave dhe kur faktori ndërkombëtar i ka kërkuar klasës politike shqiptare të gjejë gjuhën e dialogut në parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›