E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi-qytetareve Verifikoni listat

Në një takim me qytetarë të Rrogozhinës, kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi u bëri thirrje qytetarëve të verifikojnë listat në qendrat e votimit, për të shmangur manipulimet në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Historia e listave është një nga ato skenare që përsëriten për deformimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Verifikoni emrin tuaj dhe të njerëzve tuaj, orientohuni pasi 23 qershori është shumë afër”, deklaroi Topi.

Për kryetarin e Fryms së Re Demokratike, 23 qershori do të jetë fundi i politikës së vjetër dhe e qeverisjes, që siç shprehet ai, ka marrë tiparet e një diktature.

“Sot ai dikton në të njëjtën mënyrë si Sot ai dikton në të njëjtën mënyrë si diktatorët komunistë, por është bërë dhe kapitalist pasi ka prona pafund. Monopolet pranë qeverisë bëjnë ligjin në Shqipëri

Bamir Topi
Kryetar i FRD-së diktatorët komunistë, por është bërë dhe kapitalist pasi ka prona pafund. Monopolet e mbështetura nga qeveria bëjnë ligjin në Shqipëri. Ky pushtet ka ditën e kapitullimit dhe të verdiktit të njerëzve të thjeshtë, të cilëve u premtoi shumë dhe i harroi”, u shpreh Topi.

Pak ditë më parë, kryetari i Frymës së Re Demokratike drejtoi një takim të simpatizantëve të kesaj partie në qytetin e Vlorës.

Në fjalën e tij, ai akuzoi dy partitë e mëdha, Partinë Demokratike dhe  Partinë Socialiste dhe klanet mediatike të tyre, që në analizat politike për zgjedhjet e këtij viti bëjnë parashikime duke u bazuar në situatën e vitit 2009.

"Unë sot akuzoj politikën, politikën e partive të vjetra. Akuzoj të gjithë ata që dalin sot në media, bëjnë parashikimet e vitit 2013, mbi bazën e situatës së 2009-s. Do të thotë kjo se në mënyrë shumë artificiale, ata nuk marrin parasysh lindjen e formacioneve të reja politike. Unë jam i bindur që jeta politike në Shqipëri do të jetë shumë dinamike. 23 qershori, do të sjellë në jetën politike institucionale, përfaqësuesit e rëndësishëm të Frymës së Re Demokratike”, deklaroi ish-presidenti.

Zgjedhjet 2013
Platforma elektorale e opozitës
PS, miting në Selanik
Programi i FRD për sportin

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›