E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi shpreh ngushellimet per Norman Uisdon



Presidenti i Republikes Bamir Topi nepermjet nje mesazhi i ka shprehur ngushellimet ngushellimet e tij te sinqerta edhe ne emer te popullit shqiptar per ndarjen nga jeta te aktorit te madh britanik Norman Uisdom i cili u be i famshem per teleshikuesit shqiptare dhe ata anembane botes me rolet e paperseritshme te Pitkinit.

Ser Norman Uisdom legjenda e komedise britanike dhe asaj boterore ishte per ne shqiptaret komiku me i adhuruar ne kohet e veshtira te izolimit totalitar. Magjia e artit te tij humori i holle anglez dhe rolet e tij te ndertuara me mjeshteri te spikatur dhuronin buzeqeshje frymezonin dashuri dhe shprese duke mbajtur te mberthyer me ore perpara ekraneve familjet shqiptare. Ne ato vite te veshtira Ser Norman Uisdom arriti qe permes roleve te tij te depertonte thelle ne shpirtin dhe memorien e tyre. Interpretimi virtuoz origjinaliteti dhe plastika e jashtezakonshme me te cilat u realizua personazhi i Pitkinit e bene ate nje amalgame te pandare humori per artdashesin shqiptar per shume breza. Te pashlyeshme ne kujtesen tone do te mbeten vizitat e aktorit te madh ne Shqiperi kurse mbeshtetja e tij humanitare per femijet jetime shqiptare gezon mirenjohjen tone.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›