Topi takim me fasonët: Qeveria, politika të pafavorshme për biznesin
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi është ndalur në një biznes fason në kryeqytet ku është njohur me problematikat që hasin drejtuesit e këtyre bizneseve në raport me kërkesat e shtetit.
Kreu i FRD-së tha se nga qeveria po ndiqen politika të pafavorshme të cilat i dëmtojnë këto biznese, ndërsa u angazhua për implementimin e programit të FRD-së përmes politikave më të drejta të taksimit.
Kreu i FRD-së e konsideroi një beteje të hapur politike të pabazuar në programe konkretë atë të taksimit, ndërsa tha se kjo ka çorientuar qyetatët në mënyrë të veçantë bizneset.
Kreu i FRD-së ka premtuar një program konkret për të dalë nga kjo situatë që sipas tij po e mbyt biznesin fason.