E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi takon Lamert, i kërkon të ratifikojë MSA-në

Presidenti Topi priti sot Kryetarin e Parlamentit Federal të Gjermanisë, Dr. Norbert Lamert. Pasi ftoi biznesin gjerman të jetë aktiv në investime në sektorë të tillë si: infrastruktura, energjetika, turizmi, bujqësia, minierat, transporti, etj, ai kërkoi edhe ratifikimin e MSA-së (Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit) nga parlamenti gjerman.

Kryetari i Parlamentit gjerman, Dr. Lamert pasi falenderoi për pritjen e përzemërt e uroi Presidentin Topi për arritjen e suksesit në marrjen e ftesës anëtarësuese për në NATO duke e siguruar se shumë shpejt Parlamenti gjerman do të miratojë me shumicë votash Marrëveshjen e Asociim Stabilizimit të vendit tonë me BE.

Dr. Lamert vlerësoi konsensusin e gjerë në politikën dhe shoqërinë shqiptare për kryerjen e reformave dhe arritjen e standardeve në përmbushje të aspiratave integruese strukturat euro-atlantike dhe premtoi nxitjen e mëtejshme të dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar për t’i kontribuar perspektivës së përbashkët në familjen e madhe evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›