Topi viziton Turqine
Presidenti i Republikes Bamir Topi ndodhet ne Turqi, ne krye te nje delegacioni zyrtar qe do te qendroje atje ne datat 26 dhe 27 nentor. Vizita e presidentit shqiptar behet me ftese te homologut te tij. Ne diten e pare te vizites, Kryetari i Shtetit do te takohet me Presidentin e Turqise Abdullah Gyl, Kryeministrin Taip Erdogan, me Kryetarin e Asamblese se Madhe te Turqise, Koksall Toptan dhe do marre pjese ne seancen plenare te Parlamentit turk. Ne axhenden e Kryetarit te Shtetit perfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmene turq dhe shqiptare, perfaqesues te dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar. Presidenti Topi do zhvilloje nje vizite te veçante ne Universitetin e Bosforit ku do te mbaje edhe nje takim.