Toponimet, Pashkët hapin kufirin, emigrantët shqiptarë festojnë në atdhe
Përkundër ngrirjes së kufirit për shqiptarët që kanë probleme me tomonimet, emigrantët shqiptarë duke filluar nga disa e sotme dhe deri me 12 maj do të mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të gëzuar Pashkët ortodokse me familjet e tyre.
Kjo është arritur falë një marrëveshje mes aturiteteve të shqiptare të kufirit në Gjirokastër dhe ato të shtetit helen në Janinë, ku Drejtori për kufirin në Gjirokastër, Admir Abrija, tha se pasi u takua me drejtorin e Janinës dhe komandantin e Kakavijës u dakortësuan që emigrantët të cilët kanë probleme me toponimet në dokumentat e tyre nga data e sotme deri më 12 maj të udhëtojnë të lirë drejt Shqipërisë.
Por krahas lajmit të mirë Abrija nënvizoi se pas 12 majit emigrantët me probleme me toponimet në pasaporta përsëri nuk do të lejohen në pikat kufitare me Greqinë.