Torino, autore shqiptare ne panairin e librit

Ne rreth 50 mije metra katrore, gjate pese diteve te panairit, 1400 botuesit pjesemarres do te kene mundesi te shpalosin perpara vizitoreve te panumert te rejat me te fundit e me cilesore ne fushen e botimeve, leximit dhe kultures letrare.
Si cdo vit nuk do te mungojne emrat e shquar te letersise boterore, si nobelisti Orhan Pamuk, Salman Ruzhdi, David Grossman e keshtu me radhe.
Pervec shtepive botuese shqiptare dhe pranise se shkrimtarit te njohur Luan Starova, vlen te permendet nje fenomen gjithnje e ne rritje, ai i disa shkrimtareve te rinj shqiptare qe shkruajne librat e tyre ne italisht.
Ne kete panair ata do te jene te pranishem per takime e seminare. Me e njohura ne mjediset letrare dhe tek lexuesit eshte Anilda Ibrahimi.
Libri i saj i pare, i shtepise se madhe botuese “Einaudi”, doli vitin e kaluar dhe me 40 mije kopje te shitura eshte kthyer ne nje sukses letrar.
Shpresohet te jete i tille dhe romani “Jatagani” i Antony Latiffi, pseudonimi i nje shkrimtari shqiptar, i pritur shume ngrohte nga kritika.
Ne rruge te mbare eshte edhe Alketa Kosova, e cila kete vit fitoi konkursin “Gjuha nene”, i organizuar ne kuadrin e panairit te Torinos.