E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tornado e fuqishme godet Kinën, lë pas viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe 88 mbetën të plagosur si pasojë e një tornadoje të fuqishme që goditi rajonin Dongming County në lindje të provincës Shandong në lindje të Kinës.

Tornadoja u formua në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi gjithashtu dëme të mëdha materiale, duke lënë mijëra familje pa energji elektrike.

Të plagosurit u dërguan në spital, teksa ekipet e ndihmës së shpejtë kanë nisur punën në terren për t’iu ardhur në ndihmë personave në vështirësi dhe për të verifikuar dëmet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›