Tornado godet fabrikën e Pfizerit

Teksa një pjesë e botës është mbërthyer nga temperatura të lart, disa shtete në SHBA janë goditur nga tornado, të cilat kanë shkatkuar dëme të mëdha.
Një e tillë në Karolinën e Veriut, dëmtoi rëndë një fabrikë të kompanisë famaceutike Pfizer.
Në videot e rregjistruara nga helikopterët shihet çatia e zhubravitur si letër dhe mbeturinat e ndërtesë të shpërndara në parkingun përreth, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Fabrika në Rocky Mount ku punojnë mbi 4500 puëntorë është një nga objektet më të mëdha në botë për prodhimin e injeksioneve sterile dhe bllokuesve neuromuscular.
Një zëdhënës i kompanisë tha se prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim, pasi ishin shkatërruar më shumë se 50 mijë palete me medikante.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /