“Toska” rikthen Saimir Pirgun në TKOB, kryevepra e Pucinit ngjitet në skenë mbrëmjen e 6 nëntorit

“Toska”, kryevepra e Puçinit rikthen pas 13 vitesh në Tiranë tenorin shqiptar me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgun.
Vepra na çon në Romën e shekullit XIX, në një botë romantike, ku eksplorohet të marrëdhënia komplekse mes një këngëtareje pasionante, një shefi policie dhe një artisti idealist. Rol ky që vjen i interpretua nga tenori Pirgu.
“Është një nga rolet më të bukur që unë kam interpretuar dhe i përshtatet le të themi me 80% personalitetit tim. Është revolucionar, është heroik është romantik në kulm dhe kërkon një përgatitje dhe inteligjencë interpretative që të mbajë peshën që Puccini ka kompozuar për këtë rol”, tha Pirgu.
Krah Saimir Pirgut do të performojë sopranoja e skenave të mëdha botërore, Krassimira Stoyanova, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri.
“Ndjehem shumë e lumtur që jam në Tiranë me koleget e mi. Kuptoj që sa e vështirë është për një teatër si të vërë në skenë një produksion të tillë. “Toska” për mua është një vepër shumë komplekse dhe i vështirë për t’u kuptuar me shikim të parë. Po ashtu dhe personazhi që unë sjell, sepse është një grua shumë e fortë dhe e dobët njëkohësisht. Është e fortë se do të luftojë për të bërë të pamundurën për të mbrojtur dashurinë e saj por është e dobët sepse është e dashuruar. Kur ne gratë biem në dashuri nuk është e thjesht të tregohemi të forta. Personazhi që unë sjell është vjen i plotësuar në formën e tij më të lartë artistike”, u shpreh ajo.
Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare tenori nuk e përjashton mundësinë e rikthimin më të shpeshtë në atdhe.
“Janë vite që unë këndoj kudo, dhe do kisha dashur që të paktën një herë në vit të isha në Shqipëri. Kjo është dëshira ime”, tha Pirgu.
Shfaqja “Toska” përmbyll kremtimin e 100 vjetorit të Puccinit në Teatrin e Operës dhe baletit, dhe publiku do të ketë mundësi ta ndjeke për katër net duke filluar nga data 6 nëntor. /vizionplus.tv