E Enjte, 5 Nëntor 2026

Totenhem, gjashtë ndeshje pa u mundur

Totenhem është i pathyeshëm prej gjashtë ndeshjes dhe në javën e kaluar, që ishte e nëntëmbëdhjeta për Premier Ligë, ka mundur 3-0 Kristal Pallas në derbin londinez. Një fillim shumë i mirë për Antonio Konten që është duke fituar me shpejtësi mbështetjen e tifozëve të Spërs, që kanë përshëndetur trajnerin italian në kor duke patur dhe një dedikim për të: “Antonio Konte ha makarona, pi Moreti dhe urren Çelsin”.

Një dedikim që i është referuar të kaluarës së ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit, që tashmë ndodhet mes të urryerve të bluve. Me tre ndeshje për t’u rekuperuar, një për shkak të motit me dëborë dhe dy prej Covid-19, Spërs kërkojnë pikët vendimtare për të marrë një vend në Ligën e Kampioneve, ndërsa janë vetëm gjashtë pikë larg vendit të katërt në kampionat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›