Totenhem, piketa për përforcimin e mbrojtjes

Fjalët e menaxherit të Aleksandro Bastonit që, kjo pas vizitës së shpejtë në selinë e Interit kryer ditët e kaluar, ka siguruar tifozët rreth qëndrimin të mbrojtësit të kombëtares tek zikaltrit nuk e kanë demoralizuar Totenhemin e Antonio Kontes. Klubi londinez vazhdon ta ketë qendërmbrojtësin e ri të Interit mes objektivave për forcimin e mbrojtjes. “The Atletic” ka hedhur dritë mbi merkaton e Spursave, që kanë kryer tashmë dy blerje. Bëhet fjalë për portierin Frazer Forster dhe Ivan Perisiç dhe janë në detajet e fundit për marrjen e mbrojtësit të ri Djed Spens, i cili vjen nga Midëllsbrou.
Ky i fundit në fakt nuk do të jetë përforcimi i fundit në repartin e mbrojtjes, sepse Konte ka bindur tashmë drejtorin sportiv Paratiçi dhe pronarët e klubit për nevojën e ardhjeve të tjera në repartin e tretë në prag të rikthimit në Ligën e Kampioneve. Një lojtar i madh do të mbërrijë me siguri për të mbushur boshllëqet e repartit, kjo pas nisjes së Regilon dhe Sançez dhe buxheti në dispozicion të Spursave nuk do të duhet të jetë më i ulët se 50 milion euro të shpenzuara një vit më parë për të marrë nga Atalanta argjentinasin Kristian Romero, i cilësuar një nga blerjet më të shtrenjta të seksionit veror të kaluar në merkato.
Kështu, përtej mohimeve të menaxherit të Bastonit, Totenhem nuk është tërhequr nga mundësia e marrjes së mbrojtësit nga Kasalmaxhiore. Klubi londinez është në fakt i vetëdijshëm për nevojën e Interit për të shitur një lojtar të madh dhe kjo për motive të bilancit dhe duket i gatshëm për të pritur lëvizjet e klubit zikaltër. Madje është gati edhe për të dëgjuar propozimin për Milan Shkriniar, objektiv i kahershëm i Spursave që në kohën e drejtimit të Murinjos, ashtu sikurse edhe Gleison Bremer, në dalje nga Torino, që në fakt i pëlqen si Kontes, ashtu dhe Interit, i cili beson se do ta ketë mbrojtës titullar.
Të paktën, një lojë e ndërthurur, që në fakt nuk e shqetëson Totenhemin, së cilës nuk i mungojnë alternativat në mbrojtje në merkato. Përveç Boshko Gvardiol të Lajpsigut, një tjetër kërkesë e Kontes, vlerësuar në fakt më shumë se sa 60 milion nga klubi gjerman, nuk ka rënë pista që sjell Pau Torres, lojtarin e kombëtares spanjolle të Vijarealit. Por më e mbyllur duket rruga që do të sillte Mark Guehin e Kristal Palas, i cili është nënkontratë deri më 2026 me Eagles, të cilët e vlerësojnë jo më pak se sa 40 milion euro.