E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti-Roma, përgjithmonë bashkë...

Vetë shoqëria verdhekuqe ka dalë sot me një njoftim zyrtar, në të cilën thuhet se marrëveshja midis Françesko Totit dhe klubit, e cila skadonte më 30 qershor 2010, tashmë përfundon më 30 qershor 2014. Sipas marrëveshjes së re, kapiteni do të përfitojë 8.9 milion euro në sezonin aktual dhe 8.6 milion për katër sezonet e tjera.

“Gjithashtu, shoqëria dhe lojtari kanë rënë dakord të lidhin së bashku historinë, sukseset dhe projektet e ardhshme, duke i garantuar Totit një vend në qarqet drejtuese, pas përfundimit të karrierës së tij si futbollist. Përvoja e tij do të jetë e vlefshme dhe në të mirë të shoqërisë”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e klubit kryeqytetas.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›