E Shtunë, 31 Tetor 2026

Totozani pret stafin e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri

TIRANË- Avokati i Popullit Z. Igli Totozani priti nё zyrёn e tij stafin e Ambasadёs PINK/LGBT Pro Shqipёri. Takimi u zhvillua nё kuadёr tё avancimit tё tё drejtave tё komunitetit LGBT nё Shqipёri.

Stafi i kësaj ambasade evidentoi problematikat dhe çёshtjet mё tё rёndёsishme pёr komunitetin LGBT si dhe paraqiti Raportin Vjetor tё tё Drejtave tё këtij Komunitetit.

Ambasada PINK i shikon si prioritare pёr komunitetin fusha tё tilla si profili ligjor, shёrbimet sociale, ruajtja e privatёsisё, mbrojtja e tё drejtave dhe mosdiskriminimin u shpreh në fjalën e tij Altin Hazizaj drejtues i kësaj ambasade. Nga ana tjetër Avokati i Popullit ofroi mbështetje për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të këtij komuniteti në vendin tonë.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›