Tottenham, Conte: Lloris, portier fantastik

“Nga njëra anë, e kuptoj zhgënjimin e tyre, por nga ana tjetër, për herë të dytë radhazi, Franca ka arritur në finale. Është një rezultat i mrekullueshëm sepse ky turne është vërtet i vështirë dhe Hugo Lloris tashmë e ka fituar trofeun. Natyrisht ishte një mundësi e shkëlqyer për të që të mund të fitonte Kupën e Botës dy herë dhe të bënte diçka të jashtëzakonshme në karrierën e tij”.
“Por në të njëjtën kohë, Hugo ka treguar gjatë këtij Botërori se është një portier fantastik. Ai është kapiteni i Francës dhe mendoj se është një arritje e madhe të arrish në finale”. Kështu trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, në prag të ndeshjes ndaj Brentford, e vlefshme për ditën e 17-të të Premier League, fokusohet te cilësitë e portierit të Bleus.