Tottenham, Conte pa frena: Rrezikova infarkt tek goli i Bentancur

Goli i Bentancur në minutën e 93-të, i cili vendosi ndeshjen mes Tottenhamit dhe Bournemouth për 3-2 në favor të Spurs, të cilët kishin rënë 2-0, ka ndezur atmosferën në të njëjtën kohë edhe trajnerin Antonio Conte. Asnjë “çmenduri” si të mërkurën në Champions League në sifdën me Sportingun, pas golit të Kane që më pas u anullua nga VAR dhe që i kushtoi përjashtimin.
Antonio Conte zbulon arsyen e reagimit të tij të veçantë ndaj golit vendimtar të ekipit të tij. “Pse u largova menjëherë pas golit? Sepse po të kishte ndodhur diçka do të kisha pësuar infarkt. Nuk do të kisha përballuar golin e dytë radhazi të anulluar në finale”.