E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tottenham, Mourinho: Kur mund një mik, në fund jam i trishtuar

José Mourinho tregon në konferencën për shtyp ndjenjat e përziera që has dikush kur përballet me një koleg të nderuar: “Pas garës, kur mund një mik jam i lumtur, por ka hapësirë për të provuar ndjenjën e trishtimit për mikun tënd. Edhe në anën tjetër mendoj se ëhstë e njëjta gjë”.

“Për shembull, kur me United kemi mundur Middlesbrough e një vëllai si Karanka, isha i lumtur, fillova të kërceja kur shënuam në minutën e fundit, por isha i trishtuar për vëllain tim. Kur Ancelotti me Everton na mundi, Carlo ishte shumë i lumtur, por brenda tij ishte paksa i trishtuar për mua. Këto gjëra ndodhin, jo para dhe gjatë garës, por pas, mes njerëzve që kanë një lidhje të madhe”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›