Tottenham në krizë, humb edhe ndaj Aston Villa-s

Tottenham ka harruar të fitojë. Skuadra e Postecoglou u shemb sërish në shtëpi nga Aston Villa duke koleksionuar humbjen e tretë radhazi pas atyre kundër Chelsea dhe Ëolverhampton. Megjithatë, pjesa e parë shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme për Spurs, të cilët arritën të kalonin në epërsi me golin e Lo Celso-s, për t’u kapur më pas nga goli i barazimit të Pau Torres.
Skuadra e Emery përfundoi rikthimin në pjesën e dytë, duke firmosur për 2-1 me golin e Ëatkins. Një disfatë e hidhur për Tottnehamin që mbetet me 26 pikë dhe zbret në vendin e gjashtë, i parakaluar nga Aston Villa me 28 pikë.