E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tottenham ngjitet, u bashkohet skuadrave të kreut

Kur Harry Kane shënon edhe Tottenham ndihet mirë. Skuadra e Jose Mourinho, ka lënë pas krahëve rezultatet zhgënjyese, duke u rikthyer te suksesi pikërisht në “Bramall Lane” përballë Sheffield United, duke realizuar një fitore të rehatshme.

Vendasit që në fillim krijuan një mal të madh për tu ngjitur, duke lejuar Aurier të shënonte, që në minutën e 5-të të takimit. Një krosim i Son është shfrytëzuar maksimalisht nga mbrojtësi i Spurs, që ka befasuar mbrojtjen vendase duke tundur rrjetën.

Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë është Harry Kane, që tregon potencialin e tij duke shënuar golin e dytë për skuadrën e tij në këtë sfidë. Vendasit dhanë shenja jete me golin e McGoldrick 59′. Por ishte vetëm një iluzion, sepse vetëm tre minuta më vonë është N’Dombele, që vulos fitoren e Spurs.

Me këtë fitore, formacioni i Mourinho është ngjitur në vendin e katërt, për momentin, në kuotën e 33 pikëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›