Toyota dhe Honda njoftojnë rritje të pagave për punëtorët japonezë

Ndërkohë që inflacioni në Japoni ka arritur nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit, prodhuesit e makinave, Toyota dhe Honda, kanë vendosur të rrisnin ndjeshëm rrogat e punonjësve të tyre.
Gjigadët japonezë të prodhimit të makinave, Toyota dhe Honda, kanë bërë të ditur se kishin rënë dakord t’u jepnin punonjësve të tyre rritjet më të mëdha të pagave në dhjetëvjecarët e fundit.
Toyota dhe Honda janë dy kompanitë më të mëdha në botë që rrisin rrogat në një kohë që inflacioni në Japoni ka arritur nivelin e tij më të lartë të 40 viteve të fundit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve ka bërë që bizneset dhe autoritetet të ndihen nën presion për të ndihmuar njerëzit. Çdo vit, fimrat japoneze, mbajnë për javë të tëra bisedime për pagat me sindikatat para se të njoftojnë vendimet e tyre rreth mesit të muajit mars. Prodhuesit e makinave ndërkohë nuk kanë bërë të ditur se përse këtë vit njoftimi për rritjen e pagave u bë më herët se zakonisht.
/rtsh.al/