E Hënë, 2 Nëntor 2026

Traditё dhe Sfidё

Shqipёria dhe shqiptarёt, ky vend dhe popull i vogёl nё numёr, por i pakrahasueshёm pёr dallimet qё has nё krahina tё ndryshme. Dallimet jo rralё herё janё tё dukshme edhe brenda tё njёjtёs zonё. Mund tё jetё vetёm njё rrugё qё ndan dy fshatra qё i bёn tё ndryshojnё nё dialektin gjyhёsor, nё mёnyrёn se si jetojnё e se si e trashёgojnё kёtё kulturё.

E nis kёtё ёshtje nga njё bisedё qё pata me njё mikun tim gazetar nga Prizreni teksa mё shpjegonte mёnyrёn e jetesёs nё vendin qё shёnoi data tё rёndёsishme pёr historinё e kombit tonё. E teksa e pyeta se mendonte pёr martesёn, ai mё tha se edhe pse mosha disi i kalonte, ende nuk kishte ndonjё projekt tё qartё. Akoma nuk e di se do tё bёjё. Nё shtёpi kam dy prindёrit, dy vёllezёrit tё martuar me nga dy fёmijё. Shtёpia ёshtё e vogёl dhe duket se nuk do ketё vend edhe pёr njё tjetёr kurorё. Aty jetojmё 11 vetё.

Fillimisht nuk po krijoja dot njё lidhje tё asaj qё mё thoshte me martesёn. Ndoshta ngaqё Kosova ka ruajtur njё traditё mё tё fortё familjare tё tipit patriarkal. Ky fenomen ka ndryshuar thlebёsisht pёr shqiptarёt e Shqipёrisё. Por kёtu nuk dua tё bёj krahasime midis asaj qё jetojnё shqiptarёt e Shqipёrisё dhe ata tё Kosovёs dhe akoma mё shumё tё bёj dallime, pasi ne jemi njё, dhe do ndryshim ёshtё shprehje e larmisё kulturore qё karakterizon popullin tonё.

Pёrsa kohё qё kjo gjё paragjykohet dhe pёrflitet midis njerёzve, unё e shikoj atё si njё problem social. Miku im mё shprehu njё shqetёsim pёr tё cilin nё qytetin e tij nuk as nuk mund tё diskutohej, e jo mё ta parashtrojё si njё problem qё kёrkon zgjidhje. Shqiptarёt, krahas vetive pozitive, duke qenё se janё njё popull i vogёl dhe tё lokalizuar nёpёr qendra tё vogla banimi me popullsi tё vogёl, karakterizohen gjithashtu edhe nga tё qenurit thashethemaxhinj. Njё divorc bashkёshortor apo ndonjё zёnkё midis nuses e vjehrrёs apo tё tilla probleme familjare, nё momentin qё dёgjohen nga njё person i tretё, ato pёrtypen mirё e mirё nё gojёn e mёhallёs apo pse jo edhe mё gjerё. Thjesht se pse mё qorton komshia, unё detyrohem tё sakrifikoj lumturinё time. Ёshtё nё rradhё tё pary kjo gjё qё kёrkon zgjidhje, por qё pёrsa kohё qё papunёsia vazhdon tё rritet dhe tё gratё vazhdojnё tё jenё tё papuna, duket se kjo nuk do tё gjejё ndonjё herё zgjidhje.

Ajo qё nuk lejon njё ndryshim nё mёnrёn e jetёsёs sё prizrenasve, ёshtё se ajo ёshtё mёse e pranuar edhe tek vetё tё rinjtё. Vajza me tё cilёn unё shoqёrohem dhe mendoj tё martohem, e di fare mirё qё unё nuk do tё ndahem nga familja. Kur mё ka pranuar mua, ka marrё parasysh edhe mёnyrёn se si dhe se ku do tё jetojё. Ajo mё ka pranuar mua duke pranuar gjithashtu edhe familjen time.- mё tha kolegu im gazetar nga Prizreni. Mё tej vijoi se As qё bёhet fjalё ta hapёsh muhabetin pёr tё jetuar nё shtёpi mё vete. Do tё bёhesh si amakiz nё gojёn e miletit. Do tё thonё qё pёr gruan, la prindёrit, vёllezёrit etj etj...

Po tё keqe ka tё jetosh nё nja familje tё tillё tё madhe, ku nё aparencё gjithka duket mjaft e harmonike, gjithka drejtohet nga lideri, nё rastin konkret babai dhe nё mungesё tё tij, nёna? Kёtu, nё asnjё mёnyrё nuk dua tё hedh idenё e ndarjes sё prindёrve mё vetё, dёrgimin e tyre nёpёr azile apo nxitjen e atomizimit tё shoqёrisё, gjё kjo qё po karakterizon kryesisht shqiptarёt e Shqipёrisё sё mesme dhe tё jugut. Por, nё familje tё tilla tё mёdha, ku sёbashku jetojnё dy, tre apo mё shumё ifte, duke menduar kёtu edhe fёmijёt e tyre, problemet janё tё pavitueshme.

Kontradiktat midis kunatave janё ato qё bien mё shumё nё sy dhe qё nxisin konflikte familjare midis burrave, (vёllezёrve) dhe ojnё nё ndёrhyrjen e tё madhit qё nё rastin konkret ёshtё babai apo nёna, tё cilёt nё tё shumtёn e rasteve paraqiten subjektiv duke e rritur mё shumё valёn e debatit. Pёrkujdesja ndaj fёmijёve ёshtё njё tjetёr problem qё ndodh. Gratё ankohen se njёrit ju ble dika mё shumё, tjetrit mё pak, apo njёri shёtiti mё shumё e tjetri mё pak.

Nё familje tё tilla, shkak konflikti bёhen edhe tё ardhurat ekonomike. Burrat e shtёpisё nuk mund tё sigurojnё tё njёjtat tё ardhura, gjё kjo qё on nё debate qё unё fitova mё shumё e ti mё pak.

Nё kёtё lloj familjeje patriarkale, edhe rritja e fёmijёve bёhet disi e cunguar. Ёshtё e pamundur qё ata tё zhvillohen me hapin e kohёs, pasi gjithka aty paraqitet sipas njё rregulli tё caktuar e qё nuk mund tё shkelet. Fёmijёt qё nё moshё tё vogёl i druhen dhёnies sё mendimit apo sugjerimit pёr zgjidhje problemesh sipas logjikёs sё moshёs, pasi mendimi i tyre ёshtё i pavlefshёm. Atyre u mohohet e drejta e tё qenurit tё lёvizshёm apo mistrecё sipas moshёs, pasi ata qё tё vegjёl pёrballen me mentalitetin burrёror.

Marrёdhёniet midis ifteve gjithashtu ndikohen nga njё tip i till familjeje. Ata nuk gjejnё intimitetin bashkёshortor brenda familjes. Gjithka pёrcaktohet sipas kufijve tё caktuar. Nusja duhet tё ruajёn poziconin e saj, burri tё tijin. Duke mos gёzuar njё tё drejtё tё tillё, edhe marrёdhёnia midis iftit ndikohet duke i hapur rrugё problemeve tё tjera.

Zgjidhja e kёtij problemi duket se kёrkon njё kohё ende tё gjatё pёr popullsinё e Kosovёs. Por nga ana tjetr, ruajtja me fanatizёm e traditёs, dhe ndjenjat etnocetrike tё kosovarёve qё vuajtёn pёr njё kohё tё gjatё nёn sundimin serb,duket se do tё ndikojnё mjaft mirё edhe nё parandalimin e difuzimit tё kulturave tё huaja, gjё kjo qё ka rёnduar mjaft familjen e shqiptarёve tё Shqipёrisё.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›