Tradita e shtegtimit të bagëtive në Shqipëri mbrohet nga UNESCO

Transumanca, apo tradita e shtegtimit të bagëtive është zyrtarisht në unesco, si pjesë e listës së trashëgimisë kulturore jo materiale.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Shqipëria kishte aplikuar më një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun Dhe Rumaninë. Duke iu bashkuar Italisë, Austrisë Dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 për këtë dukuri” shkruan Margariti.
Përfshirja e kësaj tradite në UNESCO do të ndihmojë në ruajtjen e saj dhe transmetimin nga njëri brez tek tjetri.
Ky lajm vjen një vit pasi xhubleta u pranua nën mbrojtjen e UNESCO-s.