E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trafik kokaine, policia italiane godet organizatën shqiptaro-marokene

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptaro-marokene dhe ka vënë në pranga 5 persona.

Bëhet fjalë për tre shtetas marokenë dhe dy shqiptarë të moshës 43-49 vjeç. Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Hetimet, të nisura në fillim të vitit, në harkun kohor të disa muajve kanë bërë të mundur zbulimin e grupit kriminal, i cili shiste sasi të konsiderueshme të drogës, veçanërisht kokainë në komunën e Umbertide (PG).

Karabinierët kryen kontrolle të shumta dhe gjetën sasitë e drogës dhe materiale për paketimin e saj.

Policia po heton rolin e marokenëve dhe shqiptarëve në organizatën kriminale./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›