E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafik qytetarësh nga Ukraina, shkon në 5 numri i të arrestuarve

Në vijim të operacionit policor të koduar “Transnacional” është arrestuar 24-vjeçari me iniciale O.K., banues në qytetin Sumskaja të Ukrainës.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se i riu në bashkëpunim me 4 persona të tjerë të arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Transnacional” ka trafikuar shtetas nga vende të ndryshme të Europës, kryesisht shtetas nga Ukraina drejt Shqipërisë, me qëllim shfrytëzimin e tyre për punë të kundërligjshme.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›