E Enjte, 5 Nëntor 2026

Trafikantët dalin para Gjykatës, 24 persona akuzohen se kalonin klandestinët drejt Evropës

24 persona të arrestuar si pjesë e një grupi të dyshuar kriminal të trafikut të klandestinëve kanë dalë sot para Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë.

Mes tyre janë edhe 4 punonjës të policisë që dyshohet se bashkëpunonin me trafikantët.

Ky grup, në të cilin bënin pjesë edhe 5 subjekte biznesi siguronte kontrata fiktive pune për shtetas nga Bangladeshi.

Kundrejt shumës prej 5 mijë euro, ata mbërrinin deri në Rinas dhe më pas synonin kalimin drejt Evropës, përmes Malit të Zi.

Gjatë operacionit policia sekuestroi 13 mjete, armë zjarri, drogë dhe rreth 1 milionë euro cash.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›