Trafikoi 18-vjecaren nga burgu denohet me 15 vjet
TIRAN- Nje i burgosur ka arritur qe permes rrjetit social Facebook dhe telefonit celular te trafikoje nje vajze ne Itali. 18-vjecarja eshte detyruar qe te punoje per tre muaj ndersa parate perfundonin ne favor te te burgosurit qe vuante denimin ne burgun e Fushe Krujes. Kjo eshte historia e Fatos Selmanit e denje per nje film Hollivudi. Ai u denua nga gjykata me 15 vjet burg dhe shtate milione leke gjobe por nuk e pranoi vendimin. Dje Gjykata e Apelit vendosi perfundimisht se denimi do te mbetet ne fuqi.
Sipas vendimit te gjykates historia nisi me telefon dhe dashuria virtuale mes tyre u forcua nepermjet rrjetit social Facebook. I pandehuri Fatos Selmani shfrytezoi gjendjen e brishte emocionale te 18- vjecares qe ishte fejuar pa deshiren e saj. Per me teper prinderit e te fejuarit e kishin ndaluar qe te shkonte ne shkolle. E ndodhur ne keto kushte vajza ka rene pre e mashtrimeve te Selmanit i cili i thoshte se e dashuronte. Me 2 maj 2009 ai bindi vajzen te largohet nga shtepia per te ikur fillimisht ne Greqi dhe me pas ne Itali ku e priste nje shoku i tij. Me te mberritur ne Itali ajo u punesua ne nje lokal si shoqeruese klientesh. Me pas ajo eshte detyruar te prostituoje nga shoku i Selmanit i pandehuri Renald Elmazi per ti paguar shpenzimet qe ai kishte bere per ta derguar vajzen ne Itali kater mije euro. Me kerkese te te dashurit qe ti dergonte para ne Shqiperi per te dale nga burgu dhe me insistimin e mikut te tij ajo ka prostituuar per disa muaj duke e lare borxhin e trafikantit. Por vajza nisi te kundershtonte dhe kete here Selmani i tha se shoket e tij do ta vrisnin. Vajza arriti qe te shpetoje nga rrjeti i prostitucionit vetem pasi prinderit e saj denoncuan ne polici.