E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafikonin femra për prostitucion drejt Kosovës, arrestohen tre trafikantë, një tjetër në kërkim

Tiranë, 19 korrik, NOA Trafikonin femra për prostitucion me destinacion Kosovën, bien në prangat e policisë së shtetit tre të rinj, një tjetër shpallet në kërkim.

Ishte operacioni i koduar Premtimi, që finalizoi arrestimin e tre shtetasve të dyshuar për trafikim të femrave për prostitucion.

Tre të arrestuarit e operacionit Premtimi janë 26 vjeçari nga Tirana Zylyftar Hakuran Tare; 26 vjeçari Ilir Ali Saraci dhe 25 vjeçari nga Kukësi Agron Tahir Sinani, i dënuar më parë për dezertim nga shërbimi ushtarak, denuar me 6- muaj burg, ndërsa policia shpalli në kërkim 25 vjeçarin Kudus Hoka.

Këta shtetas sikundër njoftoi policia dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në periudha të ndryshme kanë trafikuar femra për prostitucion.

Falë një hetimi intesiv të ushtruar nga policia, rezultoi se Zylyftar Tare, strehonte në banesën e tij, në fshatin Linzë të Tiranës, tre shtetase, të moshave 15, 18 dhe 19 vjeç.

Transportimin e tyre nga Shqipëria drejt Kosovës e ushtronin në bashkëpunim me njëri tjetrin, Ilir Saraçi, Agron Sinani dhe Kudusi Hoka, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion të tyre, në Kosovë.

Në bazë të informacioneve operative të poseduara, ka rezultuar se këto shtetas, po përgatitnin terrenin për të siguruar trafikimin e tri vajzave përdrejt Kosovës, përmes pikës së kalimit kufitar.

Një rrugëtim që këtë herë rezultoi në dëm të tre trafikantëve.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›