E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku Berisha Do jete katastrofe se Rama snderton dot nje rruge

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha beri te ditur sot ne mbledhjen e qeverise se trafiku i qarkullimit te automjeteve ne Tirane nuk do gjeje sherim sa kohe ne Bashki qendron Edi Rama.
Trafiku do shkoje ne katastrofe pasi nuk gjen nje kryetar bashkie ne Bote dhe Europe qe ne 12 vjet drejtim nuk nderton dot nje rruge tha Berisha.

Duke iu referuar gjendjes se rrugeve Kryeministri Berisha deklaroi me tej se kreu i bashkise se Tiranes Edi Rama genjeu ne lidhje me kredine per ndertimin e unazes se madhe.

Duke folur ne mbledhjen e qeverise kryeministri berisha theksoi se deklaratat qe qeveria ka djegur kredine per unazen nuk jane gje tjeter vecse mashtrime dhe sipas tij qeveria do te paraqese edhe dokumenta per te vertetuar kete.

Dua ti sqaroje qytetaret se kryetari i bashkise se Tiranes i cili per fatin e keq te tyre udhehiqet ne parimin e percmimit dhe nenvleresimit dhe ndjen urrejtje ndaj qytetareve dhe i lejon vetes qe ne kete mentalitet te trasheguar nga blloku ti mashtroj pa asnje skrupull theksoi Berisha.

Me tej kryeministri Berisha duke shpallur tenderin per ndertimin e unazes se madhe te Tiranes theksoi se kryeqyteti nuk do te mbahet me peng nga Lepri.

vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›