Trafiku, Withers - Mediu fshehën provat
Dëshmia e atasheut para Kongresit/ Zgjerohet rrethi i skandalit të armëve shqiptare. Ambsadori i SHBA takim të fshehtë me Mediun për fshehjen e provave
“Ambasdori i SHBA i përzier në trafikun e armëve”
Tafiku i armëve, takimi i fshehtë Uithers-Mediu
Atasheu ushtarak i ambasdadës: Ëithers ishte në dijeni që fishekët ishin kinezë dhe bashkëpunoi në këtë mashtrim duke favorizuar Mediun
Skandali i armëve shqiptare të blera nga Efraim Diveroli për llogari të shtetit amerikan ka implikuar një tjetër zyrtar të lartë. Këtë herë bëhet fjalë për përfaqësuesin më të lartë të shtetit amerikan në Shqipëri, ambasadorin John L. Withers II. Ai dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës janë denoncuar në Kongresin Amerikan nga një punonjësi i tyre, shefi i zyrës së mbrojtjes dhe bashkëpunimit, majori Larry Harrison. Ai është marrë në pyetje nga Kongresi dhe ka treguar se Ëithers ka zhvilluar një takim sekret me Fatmir Mediun dhe ka bashkëpunuar në fshehjen e origjinës së municioneve që u dërguan në Afganistan. Sipas Harrison, Ëithers ishte në dijeni të plotë që fishekët ishin kinezë dhe ai ka bashkëpunuar në këtë mashtrim duke favorizuar Mediun dhe fshehur provat nga gazetarët e NY Times, por më e rëndësishmja, nga shteti amerikan.
Telefonata e Mediut
Sipas dëshmisë së dhënë nga majori Larry Harrison më 9 qershor përpara Kongresit, Fatmir Mediu e ka telefonuar atë më 19 nëntor të vitit të kaluar duke i kërkuar një takim me ambasadorin amerikan në Tiranë, John L. Ëithers, II. Harrison tregon se Mediu ishte shumë i shqetësuar për faktin që gazetarët e NY Times po planifikonin një vizitë në mjediset e aeroportit të Rinasit, aty ku AEY po kryente operacionin e saj të ripaketimit të municioneve të vjetra kineze përpara nisjes drejt Afganistanit. Ky proces përfshinte heqjen e municioneve nga arkat e tyre të vjetra dhe fshehjen e origjinës kineze. “Ministri shqiptar i Mbrojtjes ishte shumë i shqetësuar dhe ai më kërkoi një takim me ambasadorin në lidhje me këtë çështje. Shqetësimi i tij kryesor ishte se kjo çështje mund të tërhiqte vëmendjen dhe mund të bëhej një artikull për korrupsionin në Ministrinë e Mbrojtjes. Kryesisht ai shqetësohej për reputacionin e tij personal por edhe për atë të Shqipërisë”,- ka pohuar majori Larry Harrison.
Takimi sekret
Menjëherë Harrison ka kontaktuar me zv/ambasadorin Stephen Cristina, dhe i ka shpjeguar këtë kërkesë. Cristina është njeriu që ka organizuar takimin, i cili është zhvilluar në rezidencën e tij private në Tiranë atë pasdite. Në takim ka qenë i pranishëm vetë majori Larry Harrison, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, Ambasadori Amerikan dhe shefi i i sigurisë së ambasadës, Patrick Leonard. Sipas majorit Harrison, takimi ka zgjatur për disa orë dhe ma përfunduar rreth mesnatës. Gjatë takimit Mediu i ka kërkuar Harrisonit ndihmë nga ambasada amerikane. “Ai bëri komente të ndryshme duke shpjeguar se si kishte qenë mik i SHBA-së dhe kishte ndihmuar SHBA-në. Ai fliste sikur SHBA i kishte atij një borxh”,- tha majori Larry Harrison. Sipas tij, në takim është diskutuar edhe mënyra se si do të përballohej reporteri i NY Times. Këshilla e tij ishte që gazetari të mos lejohej të shkonte në vendin ku bëhej ripaketimi i fishekëve por kjo këshillë nuk u pranua. Përkundrazi, Mediu njoftoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe e mësoi se si duhet të hiqte të gjitha municionet kineze nga vendi i ripaketimit në mënyrë që “të mbeste asgjë për të parë reporteri”. Mediu ka marrë në telefon zotin Spahiu në orën 23.00 dhe në orën 08.00 të ditës së nesërme në Rinas nuk kishte më municione kineze. “Ambasadori ra dakord që të kryhej kjo gjë në mënyrë që të mos ngrihej asnjë dyshim dhe në fakt kjo ndodhi. Kur gazetari amerikan shkoi në Rinas nuk pa asnjë kuti municionesh kinezë”,- pohoi Larry Harrison.
Intervista e Harrisonit para Kongresit
Majori Harrison ka pohuar gjatë intervistës së tij se është ndjerë “shumë i parehatshëm” në këto veprime pasi sapo kishte nisur një hetim në lidhje me aktivitetin e AEY në Shqipëri. Gjatë intervistës së tij ai i është përgjigjur kështu disa pyetjeve:
Pyetje: Në kohën kur është zhvilluar ky takim mes ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Ambasadorit dhe zyrtarëve të tjerë, ishte e qartë që ju po diskutonit në lidhje me municionet kineze. Është e saktë kjo gjë?
Përgjigje: Po është korrekte. Është korrekte.
Pyetje: Dhe ishte e qartë se AEY ishte kompania që po blinte municione sipas një kontrate amerikane?
Përgjigje: Kjo është korrekte.
Pyetje: Dhe ju thoni që në këtë kohë ishit informuar se ishte ilegale për ligjet amerikane që një kontraktor amerikan të blinte municione kineze. Është e saktë?
Përgjigje: Po është e saktë. Por zotëri.
Pyetje: Dhe ju thoni gjithashtu se në atë kohë ishte e qartë se për këtë çështje kishte nisur një hetim?
Po zotëri, është e saktë.
E- maili i shefit të sigurisë : Ambsadori është shumë i shqetësuar për gazetarin e NY Times
Amabsada e SHBA pas shkruimit të
NYT: Falemenderit Zotit nuk përmendemi
TIRANË- Por një ditë pas takimit sekret të Mediut dhe John L. Ëithers II situata u përkeqësua sërish. Majori Harrison nisi të ndërronte mendje në lidhje me këtë çështje dhe shfaqi shtetësimet e para. Gjatë intervistës së tij përpara Kongresit ai ka pohuar se e kishte shumë të vështirë. Ndërkohë shefi i sigurisë së ambasadës, Patrick Leonard ka pranuar përpara vartësve të tij shqetësimin e ambasadorit në lidhje me këtë çështje. Situata ka arritur kulmin kur e gjithë ambasada është qetësuar ditën që është botuar shkrimi në NY Times. Atë ditë Patrick Leonard u ka dërguar kolegëve një e-mail ku kryefjala ishte “Faleminderit Zotit, ne nuk u përmendëm”.
Harrison ndërpret intervistën
“Edhe një herë po jua përsëris se ishte shumë në siklet gjatë këtij takimi. Të gjithë ranë dakord për të bërë këtë manipulim por unë isha kundër. Personalisht nuk isha dakord me asgjë që u tha në këtë takim por fjalët e mia nuk u morën në konsideratë. Ata kërkuan një këshillë timen dhe dua të jem i qartë: ishte shumë e sikletshme. Dua të bëj edhe një koment tjetër: Ajo ishte një bazë ushtarake. Ne nuk duhet ta linim atë të hynte. Nuk duhet të linim një reporter brenda bazës”,- ka pohuar Majori Harrison. Majori Larry Harrison është punonjës i Departamentit të Mbrojtjes dhe jo staf diplomatik i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Detyra e tij parashikon trajnimin dhe pajisjen me armë në mbështetje të modernizimit të ushtrisë shqiptare. Sipas materialeve të bërë publike dje nga Kongresi Amerikan, intervista me majorin Harrison ka zgjatur rreth një orë. Por edhe gjatë dëshmisë që ka dhënë përpara Kongresit Amerikan ai është frikësuar dhe ka lënë gjithçka përgjysmë. Harrison ka kuptuar që po implikohej edhe vetë në këtë çështje dhe ka vendosur që të ndërpresë intervistën. Ai ka kuptuar që po implikonte edhe veten e tij në këtë çështje dhe ka kërkuar ndihmën e një avokati nga Departamenti i Mbrojtjes. Ai ka njoftuar Kongresin se i duheshin rreth dy javë për të përgatitur vazhdimin e intervistës.
“Faleminderit Zotit”
Një ditë më pas këtë shqetësim e ka ndjerë edhe shefi i sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë, Patrick Leonard. Tepër i frikësuar ai i ka shkruar ndihmësit të tij një e-mail ku i thotë: “Gazetari i NY Timës sapo ka ardhur dhe mund të jetë duke bërë një shkrim për çështjen. Situata mund të bëhet shumë e shëmtuar. Ambasadori është shumë i shqetësuar në lidhje me këtë çështje”, -shkruhet në e-mailin që është në listën e provave të dosjes hetimore të Kongresit Amerikan. Por kur NY Timës ka botuar gazetën ambasada është ndjerë e lehtësuar. Shkrimi është botuar më datë 27 mars dhe në orën 06.06 të asaj dite Patrick Leonard i ka dërguar shkrimin disa prej zyrtarëve të ambasadës duke e nisur me fjalët: “Çështja e AEY ka zënë faqen e parë dhe titullin kryesor të NY Times. Shtatë faqe nëtotal. Ambasada nuk është përfshirë në asnjë rast. Faleminderit Zotit”.
Informacioni i zbuluar nga Kongresi Amerikan ka ngritur një sërë pyetjesh shumë të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të menjëhershme. Informacioni është gjykuar si shumë i saktë dhe tashmë bën pjesë e një hetimi kriminal. Por për të plotësuar mozaikun e plotë të dosjes Kongresi Amerikan ka kërkuar që të merren në pyetje edhe të gjithë zyrtarët e implikuar në këtë çështje. Por ata duhet të dorëzojnë përpara komisionit hetimor edhe të gjitha materialet që kanë të bëjnë me çështjen e AEY, sidomos për takimin e nëntorit të vitit të kaluar me ministrin Shqiptar të Mbrojtjes.
ZYRTARËT
1. John L. Withers, II, Ambasadori Amerikan në Shqipëri
2. Stephen Cristina, Zv/ambasadori Amerikan në Shqipëri
3. Patrick Leonard, Shefi i sigurisë së ambasadës amerikane në Shqipëri
4. Robert Neësome, shefi i sektorit ekonomik dhe tregtar në Ambasadën Amerikane në Shqipëri
5. Paula Thiede, Shefe e sektorit politik e ekonomik në Ambasadën Amerikane në Shqipëri
6. Victor Myev, Oficer politik Ambasadën Amerikane në Shqipëri
Të gjithë këta zyrtarë duhet të paraqiten përpara Kongresit për të dhënë dëshmitë individuale jo më vonë se datë 11 korrik 2008.