E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Trafiku i deputetëve brenda listës së PD për të vjedhur taksat e qytetarëve!

Nga Rigels Xhemollari

Koalicioni Madheshtor na ka fshehur një të vërtetë të hidhur, nëpërmjet të cilës do të mbajmë me para dhe oksigjen disa parti të vdekura edhe për 4 vitet e ardhshme.

PD ka trafikuar kandidatë të sajet tek Partia e Ballit, Legalitetit, Ndokës, në menyrë që ne ti japim 4 vitet e ardhshme Ballit 320 000 euro, ti paguajmë edhe qera zyre, ujë, drita për 4 vite.

Të njejtën gjë ka bërë me Balliun, Ristanin, e figura të tjera, tek parti të tjera fantazëm, të cilët për hir të koalicionit me PD do marrin nga paratë tona 4 vitet e ardhshme mbi 2 milion euro.

Ta nisësh garën me vjedhje ndaj qytetarëve është premise per të vjedhur cdo mundësi që të del para.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›