E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafiku ne pranga agjenti i antidroges

Drogë, armë, lëndë shperthyese municione luftarake dhe pesë persona të arrestuar janë rezultatet e operacionit policor të koduar "Specialisti", zhvilluar në qytetet e Tiranës, Vorës dhe Elbasanit.

Mes te arrestuarve peshen kyesore te grupi kiminal e mban Anoril Cani, specialist i antidroges ne Drejtorine  Pergjithshme te Policisë.

Të arrestuarit e tjerë janë Ilir Cehaj i njohur me pseudonimin 'gjyshi', Gentian Gjokaj i njohur me pseudonimin 'papu', Everest Hoxholli i njohur me pseudonimin 'nipcja' dhe Mandrid Dulo. Sipas Ministrise së Brendshme ishin vënë në përgjim prej tre muajsh.

Si rezultat i pergjimit, u zbulua ne rrjetin e narkotraikut, se mes tyre ishte i perfshire edhe nje prej specialistet e antidroges, i cili jo vetem i informonte anetaret e tjerë te grupit, por kryente edhe rolin e transportuesit per ta. Gjate kontrollit te banesave te tyre, pervec sasise prej 27 kilogramesh heroine, u bllokua 1 kilogram lende shperthyese e llojit c4, si dhe nje sasi e konsiderueshme fishekesh dhe armësh luftarake.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›