E Diel, 1 Nëntor 2026

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin

TIRANË, 8 janar/ATSH/ Për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar trageti që niset nga Korfuzi sot nuk ka lundruar drejt portit të Sarandës.

Drejtori i Portit të Sarandës, Admir Malaj tha sot për ATSH-në se “reshjet e shumta të shiut dhe era kanë sjellë pezullimin e lundrimit të tragetit që vjen çdo ditë nga Korfuzi në portin e Sarandës”.

Malaj theksoi se Kapiteneria e Portit gjatë këtyre ditëve ka pezulluar edhe lundrimin e anijeve të vogla të peshkimit.

Malaj tha se “situata po monitorohet dhe se do të ketë një njoftim të ri lidhur me lundrimin e tragetit në varësi të kushteve të motit”.

1 nga 2

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›