E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi n shkoll, 19-vjecari vret nj vajz n klas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit, ku maturantja e shkolles ‘Mahir Domi’, Ligerta Bahja ështe ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e klasës nga një 19-vjecar nga Vlora.(UPDATE)

Endrit Llambraj ka hyre në klasë gjate pushimit 5 minutësh ku me pistoletë në dorë ka nxjerre të gjithë klasën jashtë. Më pas ai ka qëlluar mbi vajzën e cila ka gjetur vdekjen edhe pse është dërguar me urgjencë në spitalin e kirurgjisë së Elbasanit.

Llambraj ka tentuar t’i largohet policisë dhe pasi është gjendur i rrethuar nga blutë ka vrarë veten pranë varrezave të qytetit. Sipas shokëve të klasës historia ka nisur 1 vit më pare, ku vajza është njohur me 19-vjecarin në një ekskursion në Vlorë. Më pas ata kanë krijuar një lidhje telefonike dhe pasi vajza e ka refuzuar këtë histori dashurie, djali e ka kërcënuar. Presioni që ushtronte vrasësi ka zgjatur për muaj me radhë dhe edhe pse maturantja nuk i ka dhene shkak. Vlonjati shqetësonte edhe shokët e klasës së saj, duke i ofruar para në këmbim të lidhjes së kontakteve.

Llambraj ka qene edhe dje ne shkolle per te takuar vajzen por kjo qene e pamundur. Menjëherë në vendngjarje kanë qene sherbimet e policisë për të zbardhur ngjarjen. Në shkollë ka qenë edhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, i cili e ka cilesuar ngjarjen teper te rende. Tafaj ka ngushelluar nxenesit e shkolles dhe ka premtuar rritje te sherbimit te psikologut dhe ne vecanti ne klasen ku ka ndodhur vrasja.Më pas ministri ka qene per ngushellim ne familjen e vajzes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›