E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi ne Bistrice

Milot Bardhi dhe Edona Mustafa qe te dy nga 20 vjec kane vdekur pasi vetura e tyre ka rene ne lumin Bistrice te Pejes. Jane lenduar edhe Besart Belegu dhe Gentian Dobroshi. Ky aksident i rende ka ndodhur rruges nga Rugova per ne Peje. Kane intervenuar zhytes nga Prishtina bashke me zjarrfikesit e Pejes per te nxjerre trupin e pajete te Edona Mustafes nga dallget e lumit Bistrica. Nga Nebih Maxhuni me 04 dhjetor 2010 ne ora 0829

Dy persona kane humbur jeten dhe dy te tjere jane lenduar ne mengjesin e se premtes ne nje aksident trafiku ne Rugove te Pejes.

Aksidenti ka ndodhur ne oret e hershme te mengjesit tek ura e Drelajve afer shkolles 147Perparimi148.

Personat qe kane vdekur si pasoje e aksidentit jane i riu Milot Bardhi njezetvjecar dhe Edona Mustafa po ashtu 20-vjecare nderkaq jane lenduar Besart Belegu dhe Gentian Dobroshi.

Behet e ditur se vetura e aksidentuar ka qene e tipit 147Opel Corsa148 e cila ka rene disa metra ne lumin Bistrice te Pejes.

Policia ne Peje e ka konfirmuar kete rast duke thene se trupi i pajete i Edona Mustafes eshte gjetur pasi disa ore kerkimesh meqe ajo kishte rene ne lumin Bistrice.

Zyrtari per media i Policise ne Peje Zeqir Kelmendi ka konfirmuar nxjerrjen e kufomes tashme se te ndjeres Edona Mustafa.

147Njesite emergjente te policise dhe te zjarrfikesve me shume mund kane nxjerre nga uji trupin e viktimes se aksidentit te se premtes148 ka thene ai.

Sipas policise Njesia e zjarrfikesve te Pejes e ndihmuar edhe nga Policia ka arritur te nxjerre trupin e pajete te Edona Mustafes nga valet e lumit Bistrice te Rugoves se Pejes. Pas disa ore perpjekjesh te pasuksesshme ata kane mberritur qe me ndihmen e mjeteve te ndryshme per situata emergjente te futen ne thellesi te ujit dhe trupin e saj ta nxjerrin pa e marre me vete Bistrica me nivel te larte uji nga te reshurat e fundit.

Dy bashkudhetaret ne kete aksident Besart Belegu dhe Gentian Dobroshi ne momentin e rrokullisjes se vetures ne lume ishin gjuajtur jashte nga vetura. Sipas Zeqir Kelmendit Belegu dhe Dobroshi jane jashte rrezikut per jete.

Kater te aksidentuarit ne mengjesin e se premtes kane qene punetore te kompanise Dukagjini.

Aksidenti sipas policise dyshohet se ka ardhur kur drejtuesi i makines te kete humbur drejtimin ne fshatin Drelaj pak nen fabriken e ujit 147Rugova148 .

147Pas humbjes se drejtimit ata kane rene disa metra nga lartesia poshte ne Bistrice148 ka thene ai.

Megjithate Kelmendi ka shtuar se intervistimet e te mbijetuarve tashme kane filluar dhe pritet qe gjate dites te dihen shkaqet e verteta te ketij aksidenti fatal.

Policia ka treguar se vetura ka rene disa metra poshte ne lumin Bistrice te Pejes ndersa trupi i pajete i Edona Mustafes eshte bartur nga uji i terbuar i ketij lumi disa qindra metra larg nga vendi.

Gazeta ka qendruar edhe ne familjen e tashme te ndjerit Milot Bardhi por qe askush prej tyre ta nuk ka dashur te flase.

Nje i aferm i kesaj familjeje ka thene se nuk dyshojne ne asgje pervec aksidentit fatal qe ka ndodhur.

147Po i presim raportet e policise per te ditur shkaktarin e aksidentit148 ka thene ky i aferm i familjes Bardhi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›