E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Fier, shkrumbohet banesa në “Fermë Çlirim”, humb jetën i paralizuari 70- vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin “Fermë Çlirim” të rrethit të Fierit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tij.

Sipas të dhënave paraprake nga policia vendore, incidenti tragjik është regjistruar rreth orës 19:00. Viktima, i identifikuar me inicialet F. B., rreth 70 vjeç, jetonte i vetëm në banesë. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe pamundësisë për të lëvizur si pasojë e paralizës, i moshuari nuk ka mundur t’u shpëtojë flakëve që përfshinë shtëpinë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, po kryen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut zyrtar të rënies së zjarrit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›