E Martë, 3 Nëntor 2026

Tragjedi në Fushë-Kuqe, shoferi i zetorit humb kontrollin dhe bie në kanal, ndërron jetë bashkë me 21-vjeçarin

Dy persona humbën jetën në një aksident tragjik pasditen e kësaj të mërkure në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Ismajl Ismaili, 60 vjeç, kishte dalë nga shtëpia me zetor për të punuar tokën, së bashku me 21-vjeçarin Gjin Muhaj, që ishte punëtori i tij. Ai humbi kontrollin e mjetit. Për pasojë, zetori doli nga rruga dhe ra në kanal duke u permbysur .

Sipas dëshmitarëve, trupat e pajetë poshtë zetorit i gjeti djali i 60-vjeçarit, që sapo ishte kthyer nga Belgjika.

Ai u fut në ujë për të dhënë ndihmën e parë, por të dy ata kishin ndërruar jetë.

Policia ende nuk ka zbardhur shkaqet e aksidentit qe u mori jeten dy personave por dyshohet se dalja e zetorit nga rruga erdhi pasi nje manovrimi te gabuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›