E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Marok/ Shembet një ndërtesë katërkatëshe, 15 viktima dhe disa të plagosur

Të paktën 15 persona, mes tyre edhe dy vajza të vogla, humbën jetën pasi një ndërtesë katërkatëshe u shemb gjatë natës në Fes, një nga qytetet më të mëdha në verilindje të Morokut.

Sipas autoriteteve lokale, bilanci i viktimave u rrit pasi ekipet e shpëtimit nxorën nga rrënojat edhe pesë trupa të tjerë, ndërsa një person ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të rënda.

Zyra e prokurorit bëri të ditur se pesë persona të plagosur po marrin ende trajtim mjekësor, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonë për të gjetur të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja. Për arsye sigurie, banorëve të ndërtesave përreth u është kërkuar të evakuohen, pasi ekziston frika e shembjeve të tjera në këtë lagje të dendur të qytetit.

Autoritetet marokene kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e shembjes së ndërtesës.

/abcnews.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›