Tragjedi në Sarandë-Delvinë, dy motra humbin jetën në aksident rrugor

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë-Delvinë. Si pasojë mbetën dy të vdekur dhe një i plagosur.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë.
Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.