E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi në Shkodër, nëna dhe dy fëmijët përpihen nga flakët

Shkodër/Informacion paraprak

Dy fëmijë dhe nëna e tyre dyshohet se mebtën pa jetë sot pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët bashkë me ta brenda.

“Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr dhe është djegur banesa në pronësi të shtetasit B. Çobaj

Shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e para dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja Blerina Çobaj 24 vjeçe, dhe dy fëmijë të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë”, njoftoi policia e Shkodrës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›