E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedi në Turqi/ Rrëshkitje dheu në “oxhakun e zanave” në Kapadokia, shënohen 2 viktima

Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e së enjtes në Kapadokia të Turqisë, ku një nga formacionet karakteristike shkëmbore të rajonit, të njohura si “oxhaqet e zanave”, u shemb pranë hyrjes së muzeut të hapur të Göremes. Sipas raportimeve të para nga mediat turke, nga shembja kanë humbur jetën dy persona, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Lajmi u konfirmua nga guvernatori i provincës së Nevşehirit, Hüseyin Koç, i cili bëri të ditur se trupat e dy viktimave janë gjetur dhe personi i plagosur është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

“Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së shkëmbinjve, të shkaktuar nga një rrëshqitje dheu. Një person i plagosur është dërguar në spital për trajtim. Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë në vendngjarje”, deklaroi guvernatori. Pas incidentit, në zonë janë dërguar ekipe të shumta shpëtimi dhe ambulanca. Autoritetet po vijojnë operacionet, ndërsa shkaqet e sakta të shembjes nuk janë bërë ende të ditura.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›