Tragjedi në alpet italiane-Humbasin jetën 5 alpinistë gjermanë

Një incident i rëndë ka ndodhur në alpet italiane ku kanë humbur jetën pesë alpinistë gjermanë. Pas të shtunës ku u gjetën trupat e tre viktimave të para, sot janë gjetur trupat e dy viktimave të tjera, një burri dhe vajzës së tij 17-vjeçare. Këta të fundit u gjetën të dielën në mëngjes, duke përmbyllur një operacion kërkimor tragjik gjatë fundjavës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të së shtunës, ndërsa alpinistët po ngjiteshin në një itinerar pranë majës Cima Vertana, në një lartësi mbi 3500 metra.
Ekipet e shpëtimit vunë në dukje orën e vonë të ngjitjes si një detaj të pazakontë. Zëdhënësi i ekipit të shpëtimit, Federico Catania, konfirmoi se pesë personat u goditën nga orteku duke rënë në pjesën e poshtme të një lugine.
Operacioni fillestar i së shtunës gjeti trupat e tre viktimave të tjera – dy burra dhe një grua.
Sipas ekipeve të shpëtimit, alpinistët vepronin në tre grupe të ndara; dy alpinistë të tjerë mbijetuan nga incidenti i rëndë dhe u evakuuan me helikopter drejt spitalit të Bolzanos.
Operacionet e shpëtimit përfunduan pas gjetjes së trupave të fundit, teksa ekipet u kthyen në luginë mes kushteve të përkeqësuar të motit.
Rajoni i Tirolit të Jugut është një destinacion tepër atraktiv për turistët dhe alpinistët gjermanë, por ndërkohë ka shënuar vazhdimisht një numër të lartë të vdekjeve nga ortekët në Alpet Italiane.
/rtsh.al/