E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedi në garën me makina të Le Mans, vdes danezi Simonsen

TIRANE-Hapet me një ngjarje të rëndë gara më e fashme botërore e makinave në Le Mans.

Allan Simonsen humbi jetën në spital pas plagëve që mori në aksidentin e rëndë që ndodhi gjatë xhiros së tij të tretë.

Piloti danez 34-vjecar që merrte pjesë për herë të shtatë në këtë garë, humbi kontrollin e makinës Aston Martin nr95 në dalje të Tertre Rouge, duke dëmtuar rëndë dhe parmakët mbrojtës të rrugës. Në momentin e aksidentit, piloti ishte me shpejtësi 170 km në orë.
Gara u pezullua për 50 minuta deri në stabilizim të situatës për të rinisuar sërish.

Simonsen nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital.

Aksidenti me pasojë vdekjen në gara nuk është i pari i këtij lloji. Sebastien Enjolras humbi jetën e tij në garat para-kualifikuese në vitin 1997. Viktima e radhës u regjistrua më pas një garë 24-orëshe ku vdiq Jo Gartner në vitin 1986.
Kurse përplasja më e keqe në historinë e Le Mans ndodhi në vitin 1955 ku mercedezi i Pierre Levegh fluturoi në mes të turmës, duke vrarë më shumë se 80 spektatorë.

(d.bonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›