E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tragjedi në ngjarjen më të madhe fetare, u mbyten në ujërat e lumit Hindu, dhjetëra të vdekur në Indinë veriore

Dhjetëra persona besohet të kenë vdekur në ngjarjen fetare më të madhe në botë, që po mbahet në Indinë veriore.

Autoritetet nuk kanë mundur deri më tani të japin shifra të sakta lidhur me viktimat dhe të lënduarit për shkak të rrëmujës së madhe dhe mbipopullimit.

Disa humbën jetën si pasojë e mbytjes në ujrat e lumit të shenjtë hindu, ndërsa shumë të tjerë u shtypën për vdekje nga turmat e mëdha që i drejtoheshin ujit. Miliona besohet se po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Pamjet treguan turmat masive të indianëve besimtarë të mbledhur në vendin e shenjtë. Në video të tjera shfaqen njerëzit duke u zvarritur dhe veshje e sende personale të lëna pas.

Organizatorët presin që 400 milionë besimtarë të marrin pjesë në total në festivalin indian që zgjat gjashtë javë. Autoritetet iu kanë bërë thirrje pelegrinëve të shmangin vendin ku ndodhi tragjedia, ndërsa kanë siguruar se situata është nën kontroll.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se kjo ishte një ngjarje jashtëzakonisht e trishtueshme dhe shprehu ngushëllime për familjarët e të vrarëve. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›