Tragjedia Berisha Nderpresim aktivitetet festive

Kryeministri Sali Berisha shprehu ne emer te qeverise hidherimin per ngjarjen e rende qe ndodhi mbremjen e kaluar me autobusin e linjes Tirane-Athine prane komunes Fratar ku 9 persona humben jeten.
Ne nje prononcim te shkurter per shtyp shefi i qeverise njoftoi nderprerjen e te gjitha aktiviteteve festive te parashikuara per sot dhe neser me rastin e liberalizimit te vizave ne shenje solidariteti dhe nderimi per viktimat e tragjedise.
Berisha njoftoi se qeveria do te mbuloje shpenzimet e varrimit per 9 viktimat.
Po ashtu shefi i qeverise theksoi se koncerti festiv i parashikuar per pasditen e sotme do te zhvillohet diten e premte.