E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia Krasniqi ngushellon Topin

Ushtruesi i Detyres se Presidentit te Republikes se Kosoves Jakup Krasniqi i dergoi nje telegram ngushellimi Presidentit Bamir Topi pas aksidentit tragjik qe ndodhi ne aksin rrugor Fier Tepelene ku humben jeten 9 persona.

Duke shprehur ngushellimet per familjet e viktimave Krasniqi e cileson kete ngjarje jashtezakonisht te rende qe ka prekur te gjithe qytetaret e Kosoves.

Ne keto momente te veshtira- tha ai- ne jemi prane familjareve te viktimave qe humben jeten si pasoje e aksidentit tragjik. Edhe kryeministri i Kosoves Hashim Thaci permes nje telegrami ngushellimit shprehu dhimbjen per humbjen e jeteve njerezore.

Qeveria dhe populli i Kosoves- thuhet ne mesazhin e ngushellimit- edhe ne keto momente te veshtira qendrojne prane jush per te ndare kete dhimbje te madhe. Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa permes telegramit drejtuar presidentit kryeministrit dhe kryetares se kuvendit te Shqiperise shprehu ngushellimet per humbjen e jeteve ne aksidentin e rende rrugor duke iu bashkuar dhimbjes se familjeve dhe te gjithe popullit shqiptar. Nje mesazh ngushellimi eshte derguar edhe udheheqesi i Aleances Kosova e Re Bexhet Pacolli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›