Tragjedia ajrore erdhi pasi avioni i vjetër nuk u ndërrua për mungesë fondesh (VIDEO)

Zyrtarët polakë thanë se prej kohësh kanë dashur zëvendësimin e aeroplanit që bën transportin e personaliteteve të larta të vendit, por ndërrimi ishte shtyrë për mungesë fondesh
Smolensku, 10 prill, NOA Update Një katastrofë e vërtetë mund të quhet për shtetin polak tragjedia e sotme ajrore, pasi nuk ka asnjë të mbijetuar në avionin e tipit Tu-154 me të paktën 96 pasagjerë, i përplasur sot ndërsa përpiqej të ulej në një mot gjithë mjegull. Në këtë aksident humbi jetën edhe presidenti polak, Lech Kaczyski. Aksidenti ndodhi kur avioni po i afrohej aeroportit të Smolenskut, qytet në perëndim të Rusisë.
swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/jxCkiD1el1w','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Situata rëndohet shumë po të mendosh se në këtë avion, bashkë me të, ishin duke udhëtuar edhe ministri i Jashtëm polak, guvernatori i Bankës Qendrore polake Sllavomir Skrzipek, si edhe autoritete të tjera të larta të Polonisë, të cilët ishin duke e shoqëruar presidentin e tyre gjatë vizitës drejt Rusisë.
Pa harruar as edhe Marian, bashkëshorten e presidentit, Zonjën e Parë të Polonisë, e cila shoqëronte burrin e saj gjithashtu.
Në mesin e viktimave janë dhe Shefi i Shtabit
të Ushtrisë, gjeneral Francizek Gagor, dhe Zëvendësministri i Jashtëm, Andrzej
Kremer.
Autoritetet ruse raportuan se avioni ku udhëtonin autoritetet polake, bashkë me
presidentin e tyre, u prish gjatë uljes së tij në aeroportin e Smolenskut në
Rusi.
Duke shtuar këtu edhe faktin e mjegullës së dendur, e cila duket se ka shtuar vështirësinë e terrenit gjatë momentit të uljes së avionit, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.
Presidenti rus Medvedev doli para mediave dhe lajmëroi nisjen e hetimeve për këtë ngjarje tragjike.
Kurse Irina Andrianova, zëdhënëse e Ministrisë së Emergjencave Civile në Rusi tha se
***
Kazçinski, 60 vjeç, u zgjodh president në
vitin 2005, pasi mundi në zgjedhjet presidenciale kryeministrin aktual, Donald
Tusk. Kazçinski kishte deklaruar se do të garonte për një mandat të dytë
presidencial në zgjedhjet e parapara për në vjeshtë.
I ndjeri, po udhëtonte drejt Rusisë për të marrë pjesë në ceremonitë
përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Katinit.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore mijëra oficerë dhe intelektualë polakë u
ekzekutuan në pyllin e Katinit nga policia sekrete sovjetike dhe forcat e
Ushtrisë së Kuqe.
Televizionet ruse kanë dhënë pamje të qindra njerëzve të mbledhur te monumenti
që kujton viktimat e masakrës së Katinit duke mbajtur flamuj polakë.
***
Aeroplani Tu-154 i prodhimit rus, që përdorej
për delegacionet zyrtare polake ishte 20 vjet i vjetër. Sipas Agjencisë së Sigurisë
së Aviacionit, ka pasur 66 aksidente të aeroplanëve Tu-154, gjashtë prej të
cilave kanë ndodhur në pesë vjetët e fundit.
Kompania ajrore ruse Aeroflot, së fundi largoi nga përdorimi gjithë
aeroplanët e këtij lloji. Zyrtarët polakë thanë se prej kohësh kanë dashur
zëvendësimin e aeroplanit që bën transportin e personaliteteve të larta të
vendit, por ndërrimi ishte shtyrë për mungesë fondesh.
***
Sakaq, udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës përfshirë ata shqiptarë kanë shprehur ngushëllimet pas vdekjes tragjike të presidentit polak dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij vendi.
Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, përkatësisht Bamir Topi e Sali Berisha, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre popullit dhe institucioneve polake.
Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se ishte i tronditur nga vdekja e njërës prej figurave që ka përcaktuar hisotinë moderne të politikës në Poloni.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se lutjet shkojnë për popullin e Polonisë që është në zi. 2200 trupa polake veprojnë në Afganistan.
Ministri i Jashtëm i Spanjës, në emër të Bashkimit Evropian, tha se BE-ja i ofron mbështetje Polonisë që po përballet me një tragjedi të këtij lloji.
Ngushëllime kanë arritur nga shefi i NATO-s, presidenti francez dhe qeveria gjermane.
e.r/n.e/NOA