E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia dy vajzat per kurim ne Austri

Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili njoftoi dy vajzat qe ndodhen ne gjendje kome ne Spitalin Ushtarak, te enjten ne mengjes do te dergohen per kurim me te specializuar ne Austri.

Drejtori i Spitalit Ushtarak, Bedri Mihja deklaroi se transportimi i dy vajzave do te behet nen asistencen e grupeve mjekesore. Vajzat Florie Peci dhe Briselda Gubere janë në koma, me frymëmarrje artificiale dhe dëmtimet e tyre janë serioze, por shpresat për përmirësim janë të mëdha.
Mihja bëri me dije se 5 prej vajzave që ndodhen në reanimacion, shumë shpejt do të dalin në pavion, ndërsa një tjetër do të qëndrojë ende aty për kujdes disi më Tragjedia e HimarësDëmshpërblimi nga tragjediaHetimi për tragjedinë e Himarës Berisha: Rregulla të forta për transportin e nxënësve specifik.

Sequi vlerëson solidaritetin

Ambasadori Ettore Sequi vizitoi të mërkurën ambientet e Spitalit Ushtarak, ku ka parë nga afër gjendjen e studenteve të plagosura. Ambasadori vlerësoi trajtimin nga ekipi mjekësor që po u bëhet vajzave të reja, ndërsa vlerësoi të lënduarat, për forcën dhe kurajon për ta përballuar mirë situatën e krijuar.

Sequi vlerësoi edhe solidaritetin e treguar nga të gjithë në këto ditë tragjedie dhe pikërisht nga ky moment përfitoi për të lëshuar edhe një mesazh.

"Pashë solidaritet nga shqiptarët. Shoqëria shqiptare ka mundësi që të mblidhet bashkë dhe t'i bëjë ballë sfidave dhe problemeve. Kam besim që kjo do të vazhdojë edhe kur Shqipëria të përballet me sfida të tjera", tha Sequi.

Ati i Shenjtë: Lutem për viktimat

Edhe Papa Benedikti XVI ka dërguar një mesazh ngushëllimi për aksidentin tragjik të Himarës.

"Shpreh pikëllimin e thellë për viktimat e aksidentit dhe lutem për ta. Ngushëllim për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre", thuhet në mesazhin që Ati i Shenjtë i ka dërguar monsinjor Hil Kabashit, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut.

Papa Benedikti në mesazh lutet për bekime qiellore për kombin e goditur nga kjo ngjarje tragjike.

Vlorë, dalin nga spitali 5 vajza

Pese studente që kuroheshin në spitalin e Vlorës dolen pasi gjendja e tyre eshte normalizuar. Ergita Opingari nga Berati, mesditen e se merkures la spitalin për të shkuar në shtepine e saj prane prinderve. Nga aksidenti ajo ka thyer kemben dhe fatmiresisht nuk ka pesuar asnje demtim tjeter.

Ticiana Hysa eshte nje nga studentet e para qe mundi te tregoje te henen ngjarjen e rende. Ajo eshte teresisht jashte rrezikut per jeten dhe eshte kuruar per demtimet qe ka pesuar ne kurriz.

Ne gjendje te mire eshte edhe Besjana Xheneti, por asaj askush nuk i ka treguar qe i fejuari me te cilin udhetonte nuk eshte me.

Besjana udhetonte se bashku me te fejuarin e saj Armand Halilaga 23 vjec qe humbi jeten ne kete aksident. Ne spitalin e Vlores, po kuroheshin 10 studente kater nga te cilat jane ne reanimacion. Asnje prej tyre nuk eshte ne rrezik per jeten. Ato qe kane qene ne gjendje te mire shendetesore jane dale nga spitali

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›